FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sergio Ramos takon presidentin dhe i kërkon largimin

Situata vazhdon të jetë e tensionuar te Real Madridi.

Sikur mos mjaftonte ftohja e trajnerit Zidane me Gareth Bale, tani ajo që po i shqetëson më së shumti të gjithë është krisja mes Sergio Ramosit dhe presidentit, Florentino Perez.

Sherri mes tyre ka nisur pas skualifikimit të Realit, ndaj Ajaksit, në Ligën e Kampionëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara dy ditësh, “AS”, raportoi se Ramos ka kërkuar largimin nga skuadra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq sot, “Jugones”, një media tjetër në Spanjë raporton, se kapiteni ka patur një takim me presidentit dhe i ka kërkuar letrat e tij, për ta lënë të lirë.

Mësohet Perez e ka refuzuar këtë gjë dhe nuk e ka lejuar Ramosin të largohet, por spanjolli ka një ofertë të parezistueshme nga Kina dhe e ka vendosur.

Priten me interes zhvillimet te kampi madrilen, pasi ky sezon ka sjellë shumë surpriza negative për kampionët e Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?