Serie A, Strakosha sërish në formacionin më të mirë të javës

Thomas Strakosha abonohet me formacionin e javës në Serie A.

Pas përshirjes në 11-shen më të mirë të javëve  8 dhe 9, ku numri 1 i Lazios zhvilloi dy ndeshje spektakolare në “Juventus Stadium” dhe në “Olimpico” kundër Cagliarit, tashmë nuk përbën më risi fakti që talenti shqiptar përfshihet në formacionin ideal, duke lënë pas emra me peshë si Buffon apo Donnarumma.

Fitorja e Lazios në transfertën e vështirë të Bolognas dhe disa ndërhyrje vendimtare të Strakoshës në “Dall Ara”, e ndihmuan 22-vjeçarin të fitonte sërish një vend në formacionin më të mirë të javës së 10-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i pësuar në Bologna nuk e bën aspak me faj portierin “kuqezi”, i cili u kap në kundërkohë pas devijimit të topit nga ana e Lulicit në portën e tij, ndërsa në pjesën e parë ishte sërish Lulic që në mënyrë të pakujdesshme ktheu një top me kokë drejt kuadratit, me Strakoshës që arriti të evitonte një gol, që dukej i sigurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, gjatë pjesës së dytë ai kreu disa ndërhyrje vendimtare, por mori pjesë edhe në aksionet e iniciuara nga këmbët e tij, duke bashkëpunuar disa herë me repartin mbrojtës.

Moment fantastik për portierin shqiptar, që tashmë ka arritur të eklipsojë edhe një prej emrave më premtues të portës italiane, gardianin e Milanit, Gianluigi Donnarumma./SuperSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?