Setien debuton me fitore te Barcelona, e nderon një gol i Messit (VIDEO)

Quique Setien e ka nisur me fitore aventurën te skuadra e Barcelonës. Katalanasit vuajtën jo pak ndaj Granadas, duke triumfuar vetëm minialisht 1-0.

Në fakt dueli do të merrte një tjetër rrjedhë që nga minuta e 69-të, kur German Denis la miqtë me një lojtar më pak, duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Blaugranët e shfrytëzuan më së miri avantazhin numerik duke gjetur golin e fitores me Lionel Messin në minutën e 76-të. Argjentinasi kombinon mjaft mirë me shokët e tij në limitet e zonës dhe goditi me të djathtën. Me këtë fitore blaugranët ngjiten në krye të renditjes me 43 pikë, po aq sa Real Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?