Sevilla dërgon në shtëpi Strakoshën, e eliminon nga Europa League (VIDEO)
Lazio i jep lamtumirën Europa League. Bardhekaltrit janë mundur edhe në sfidën e kthimit nga Sevilla në shifrat 2-0, duke u larguar nga ky kompeticion që në fazën e 1/8-ve. Në “Ramos Sanchez Pizhuan”, vendasit janë të frikshëm, aq më tepër kur bëhet fjalë për një kompeticion ku cilësohet si ekspert.
Sevilla gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 20-të me Ben Yedder, i cili e kishte të thjeshtë për të shtyrë topin në rrjetë pas një pritje fantastike të portierit Strakosha. Në pjesën e dytë në minutën e 60-të, Vazkuez la me 10 futbollistë Sevillan, por ekipi i Inzaghit nuk arrin që të përfitojë. 10 minuta më pas Marusic u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke vendosur baraspeshën e futbollistëve në fushën e blertë.
Në minutën e 78-të Sarabia konkretizoi një aksion të bukur të Sevillas, që vazhdon rrugëtimin në kompeticion e dytë më të rëndësishëm për klube, atje ku tashmë mund të cilësohen padyshim si favoritët kryesor në këtë sezon. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

