Sevilla shkatërron me “manita” Levanten, kalon Realin në renditje (VIDEO)
Sevilla ka shkatërruar Levanten 5-0 në sfidën e javës së 21-të në La Liga. Një ndeshje e luftuar në 45 minutat e para me shumë pak diferenca që u mbyll me rrejta të paprekura.
Fraksioni i dytë nisi menjëherë me gol, teksa Ben Yedder dhe Andre Silva shënuan dy gola të shpejtë.
Në minutat në vijim është Vazquez që shënon të tretin, ndërsa Sarabia shënon nga pika e bardhë e penalltisë golin e katërt. Në minutën e parë shtesë Promes ekzekuton një penallti që u ndal nga portieri kundërshtar, por realizoi pas kthimit të topit.
Me këtë fitore Sevilla ngjitet në vend të tretë me 36 pikë, po aq sa Real Madrid, ndërsa Levante mbetet në vend të 10-të me 26 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

