Sfidon nesër Arsenalin, Gatuzo: Kur shkoj të fle, ëndërroj Ozil dhe Venger!
Rino Gatuzo ka karikuar skuadrën e tij në prag të ndeshjes ndaj Arsenalit. Strategu i Milanit ka dalë në konferencë për shtyp ku ka komentuar prag sfidën e parë të fazës së 1/8-ve.
“Arsenali ka probleme, por në letër është më e fortë se ne. Nuk duhet të ndikohemi nga 70 mijë tifozët që do të jenë të prnishëm, por të luajmë me kualitetin që kem. Duhet të jemi të zotë dhe të mos pësojmë kur kemi topin. Nuk duhet të gabojmë në nivelin mental. Gara në Champions dikur? Në këto ditë nuk kam pasur asnjë. Shqetësimi im më i madh, është që të marrim maksimumin. Tani është një situatë ndryshe. Kur shkoj në shtrat ëndërroj Ozil dhe Venger”, u shpreh Gatuzo në daljen për mediat. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

