FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shaqiri: Bayernin e kam në zemër, por dua t’u shënoj në Champions

Një nga sfidat të ndezura të fazës së 1/16-ave, në Ligën e Kampionëve është padyshim ajo mes Liverpoolit dhe Bayernit. Dueli mes tyre pritet që të dhurojë spektakël, teksa akti i parë do të luhet në “Anfield Road”. Një nga lojtarët që ka provuar për të luajtur në të dyja skuadrat është Xherdan Shaqiri.

Ai ka qenë pjesë e klubi bavarez nga sezoni 2012 deri në 2015, duke arritur që të fitonte edhe tripletën. “Bayerni ishte ëndrra ime”, thotë ai në një intervistë për Sport 1. Shaqiri është i vetëdijshëm për vështirësitë që do të ketë ndaj bavarezëve. “Sapo mësova shortin, e dija që na pret një sfidë e vështirë, por interesante. Do të përpiqemi që të shfrytëzojmë dobësitë e Bayernit dhe synojmë që të shkojmë si në sezonin e kaluar në finale. Do të isha i lumtur nëse do të shënoja gol në “Allian Arena” ose në Anfield. Në fushën e Bayernit do të ishte dy herë më e veçantë. Bayerni është favorit, ata luajnë prej disa sezonesh për ta fituar. Ne jemi në rrugën e duhur për të shkuar atje ku janë tashmë bavarezët”.

Më pas Shaqiri ka folur edhe për kohët kur ka qenë pjesë e skuadrës gjermane. “Ka qenë periudha më e mirë e karrierës sime. Një kthim te Bayerni është i mundshëm. I mbaj gjithmonë në zemër. Për momentin jam i përqendruar te Liverpooli dhe shpresojmë që të fitojmë trofeun, por nëse nuk do të mundemi, atëherë uroj që ta marrin bavarezët”, deklaroi Shaqiri. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?