Shaqiri mendon rikthimin në Europë, e kërkojnë në Turqi

Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri mund të kthehet sërish të luajë për një klub në Europë.

Sipas mediave turke, Shaqiri mund të transferohet tek Trabzonspor. Aktualisht ai luan për Chicago Fire në SHBA.

Mesfushori bëri një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Botës ku shënoi edhe golin e parë për Zvicrën kundër Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xherdan Shaqiri ka luajtur për Baselin, Liverpoolin, Interin dhe Bayernin duke pasur një karrierë mjaft të suksesshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?