Shaqiri reagon i pari pas lajmit tragjik për futbollisten shqiptare
Pas më shumë se dy ditësh është gjetur trupi i pajetë i futbollistes me origjinë shqiptare Florijana Ismaili, në liqenin Como, ku u mbyt që nga dita e shtunë. Ngjarja shokuese ka tronditur ambientin sportiv në Zvicër, ku edhe ajo ishte kapitene e Young Boys dhe kombëtares helvete.
I pari që ka reaguar ka qenë Xherdan Shaqiri, i cili u ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të futbollistes pasi mori vesh lajmin tragjik. “Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit. Familjes së saj i shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e një prej njerëzve më të dashur të saj”, ka shkruar Shaqiri. /Koha Jone/
Ich bin tief geschockt über den Tod von Florijana Ismaili. Meine Familie und ich, möchten der Familie Ismaili und den Nahstehenden unser Beileid aussprechen. ???????❤️ pic.twitter.com/Dc27r4MnRo
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) July 2, 2019
KOHA JONË SONDAZH

