Sheffield i prish festën e përmbysjes epike Manchester United (VIDEO)
Sheffield dhe Manchester United kanë dhuruar një ndeshje të çmendur duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-3. Vendasit ishin dominues në 70 minutat e para duke gjetur dy herrë rrugën e rrjetës. Fillimisht Fleck zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, ndërkohë që në startin e fraksionit të dytë Mousset shënoi një gol fantastik nga distanca.
Manchesteri zgjohet pas minutës së 70-të, duke shënuar 3 gola në harkun e 7 minutave. Brandon Williams ndezi shpresat e “Djajve të Kuq” në minutën e 72-të me një super gol pas një goditje nga një pozicion i prirët. Më pas do të ishte radha e Greenwood për të barazuar në minutën e 77-të, ndërkohë që në të 79-të, Rashofrd kompletoi përmbysjen epike të ekipit të Solskajer.
Gjithsesi vendasit nuk u dorëzuan duke shënuar golin e barazimit me Oliver McBurnie, i cili kontrolloi mjaft mirë topin në zonë dhe më pas mposhti De Gea-n. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

