Shehi i kënaqur me ecurinë e skuadrës: Presim fitore të madhe nga CAS
Orges Shehi beson se Skënderbeu do të fitojë gjyqin në CAS dhe më pas të kualifikohet për në Europë.
Në një reagim për “Panorama Sport”, tekniku i skuadrës korçare tha se lajmi që pret nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të jetë një fitore e madhe jo vetëm për Skënderbeun por edhe për futbollin shqiptar.
Gjithashtu Shehi foli edhe për të ardhmen e tij.
Duke lënë shumë pikë, rrugës nuk është çdo gjë te ndeshja jote. Ne duhet të fitonim ndeshjen tonë dhe të shpresonim te një lajm i mirë nga takimet e tjera.
Ndeshja ndaj Luftëtarit vinte me një problem të madh, siç ishin mungesat, prandaj kemi eksperimentuar pa fund në këtë takim. Por, lojtarët u përgjigjën si duhet. Jam i kënaqur me fitoren, por ka pasur edhe momente që mund të ndëshkoheshim”, tha Shehi.
Trajneri i Skënderbeut foli edhe për të ardhmen. “Kjo ecuri na bën që të kemi më shumë vetëbesim te një sezon më i mirë në vitin që vjen. Duhet të presim finalen e Kupës. Për të ardhmen, shumica e lojtarëve tanë janë nën kontratë, por duhet të kompletojmë më shumë ekipin”.
KOHA JONË SONDAZH

