Shehi: Kupa një objektiv, me Teutën s’duhet të pësojmë gol!

Tirana është shumë pranë titullit në Kategorinë Superiore, teksa Kukësi duket se nuk ka shumë shpresa se mund t’i rivalizojë në javët në vijim. Skuadra verilindore duket më e përqendruar për gjysmëfinalet ndaj Teutës, dy duele të vështira. Trajneri Orges Shehi kërkon përqendrim maksimal nga skuadra e tij.

“Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë është mjaft e rëndësishme, sepse luhet mes dy skuadrave që janë në pjesën e sipërme të klasifikimit të kampionatit. Dy skuadra që kanë ambiciet e tyre. E kam parë kundërshtarin, që po bën mirë kohët e fundit. Pra, është një ndeshje e rëndësishme dhe mendoj se e kemi përgatitur në mënyrën e duhur, duke pasur parasysh që nuk mbaron asgjë nesër, por ka edhe një ndeshje kthimi.

Nesër, është më e rëndësishme të shënosh apo mos të pësosh? Për mua, e rëndësishme është të jesh i kujdesshëm, të jesh në ekuilibër, duke pasur parasysh që nuk mbaron nesër çështja e kualifikimit për në finale. Janë të rëndësishme të dyja fazat e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjendja fizike e skuadrës? Patjetër që kemi vështirësi, duke luajtur çdo tri ditë. Skuadra ka ngarkesë, pasi është po ai grup lojtarësh, vetëm me dy apo tri ndryshime. Jemi munduar që të alternojmë forcat në fushë për të pasur një kontigjent që iu përgjigjet të dy kompeticioneve, Kupës dhe kampionatit. Kështu, këto ditë jemi munduar ta riaftësojmë skuadrën për nesër.

Swiss Digital Mobile Reklama

A është Kupa shpëtimi i sezonit? Unë jam trajner dhe kam për detyrë të fitoj çdo ndeshje. Pra, e përgatis skuadrën për të fituar çdo ndeshje. Nuk jam zyrtar i klubit për të thënë nëse Kupa është shpëtimi i sezonit apo jo. Trajneri flet për ndeshjen në anën teknike. Është një trofe i rëndësishëm për ne. Si në Kupë, edhe në kampionat do luftojmë fort, derisa të mos kemi mundësi, sidomos në kampionat, ku është edhe matematika në mes. Kurse në Kupë janë dy ndeshje që të çojnë në finale, ndaj kanë vlerësimin e duhur nga ne”, deklaroi Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?