Shehi: Me Lushnjën e nisim në “dishezë”, diferenca e pikëve ka ulur emocionet!

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi ka dalë sot në konferencë për shtyp, ku ka folur në prag të ndeshjes ndaj Lushnjës. Kapiteni bardhekuq ka bërë thirrje lojtarëve për përqendrim dhe ka vlerësuar Lushnjën pavarësisht se ndodhet në skajin e kundërt të klasifikimit.

“Ndeshje ku përballen dy ekipe në skaje në kundërta. Kemi krijuar distancë të konsiderueshme me vendin e dytë. Është një ndeshje të cilën e nisim në ‘dishezë’ por që mund të bëhet e vështirë në qoftë se mungon përqendrimi dhe mund ta pësosh duke ditur që edhe Lushnja ka kualitete në fazën sulmuese. Titulli? Kampionati gjithmonë shijon shumë, por ndoshta diferenca e pikëve ka ulur pak emocionet. Ne kemi bërë mjaft mirë dhe kemi pasur synim ta mbyllim sa më shpejtë kampionatin dhe jemi në rrugën e duhur”, u shpreh kapiteni.

I pyetur nëse diferenca u krijua për meritë të Skënderbeut apo gabimet e rivalëve, Shehi u shpreh: “Unë do të thoja që kjo diferencë pikësh është frut i një sezoni të mrekullueshëm që kemi bërë duke bashkangjitur dhe europën, një sezon që vështirë të përsëritet nga skuadra të tjera”, ka thënë Shehi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?