Shënoi tripletë në Champions, Allegri lë në shtëpi Ronaldon në duelin e radhës

Cristiano Ronaldo pas tripletës në mesjavë ndaj Atletico Madridit, ka merituar disa ditë pushim nga trajneri Allegri, i cili e ka lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e radhës ndaj Genoa-s. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i bardhezinjve në konferencën për shtyp në prag të transfertës së radhës.

“Do ta lë në shtëpi, në këtë moment ta hidhja në fushë do të ishte e rrezikshme. Ka nevojë për të pushuar, pasi ka luajtur shumë ndeshje. Skualifikimi i mundshëm në Champions i CR7? Absolutisht jo. Gjithçka që ndodhi në fushë u hodh pas krahëve, ai thjeshtë bëri një festim ndryshe. Nuk do të skualifikohet. Nuk do ta grumbulloj për Genoan, pasi dua të rikuperoj energjitë.

Në këtë moment duhet të ruajmë ekuilibrin, ashtu si edhe duhet të shënojmë. Të martën bëmë diçka të pabesueshme, tani të përqendrohemi te kampionati. Ky është një sinjal i rëndësishëm. Çfarë më pëlqeu me Atleticon? Entuziazmi i tifozëve. Ishte mbrëmje e paharrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungojnë edhe 5 fitore për të siguruar matematikisht titullin. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë. Genoa është një kundërshtar i vështirë, por duhet të bëjmë ndeshjen e duhur. Në sfidën e parë ndaj tyre, lamë pikë”, deklaroi Allegri për mediat. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?