Shënoni golin e parë në Serie-A, talenti i Interit shpërthen në lot: Nuk mund të ëndërroja…

Sebastiano Espozito ka hyrë në historinë e skuadrës së Inter. 17 vjeçari vjeçari me golin e shënuar për zikaltërit në ndeshjen e fituar ndaj Genoas me rezultatin 4-1, u bë lojtari i dytë më i ri tek Inter që shënon gol.

Një moment emocionues për sulmuesin, i cili pas golit të shënuar me anë të një penalltie të dhuruar nga Lukaku shkoi të festonte me mamanë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djaloshi dha dhe një intervistë për “Sky Sport” si një nga protagonistët kryesorë të ndjeshjes. Espozito nuk mundi t’i mbante dot lotët kur po fliste përpara kamerave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sapo pashë mamanë time, goli im është për të. Jam emocionuar, falënderoj klubin e familjen që më kanë qëndruar pranë. Nuk duhet ta mohoj që nuk kam për të fjetur gjithë natën. Kam menduar gjatë gjithë kohës për këtë mbrëmje e nuk mund të ëndërroja një më të mirë”, tha djaloshi ndërsa mbante me vështirësi lotët.

“Po shlyej të gjithë sakrificat që kam bërë, të gjithë paninet që kam ngrënë para stërvitjeve… mendoj se asnjëherë në jetë nuk duhet të heqësh kurrë dorë, duhet të vazhdosh kështu, pasi ka ende punë për të bërë. Lukaku është një person fantastik, duhet ta falënderoj se më la penalltinë. Te penalltia folëm dhe më tha të shkoja i bindur se do të shënoja”, tregoi Espozito para kamerave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?