Sherr në dhomat e zhveshjes së Lazios, debati për pak sa degjeneron në grushta
Humbja ndaj Sassuolos, e treta radhazi për Lazion, ka ndezur gjakrat në dhomat e zhveshjes bardhekaltër në fund të ndeshjes. Diskutim i ashpër, që ka rrezikuar të përfundojë në grushta mes Acerbi e drejtorit të shëndetit Ivo Pulcini. Diskutim i lindur mbi të gjitha për shkak të dëmtimeve të shumta që po regjistrohen e që limitojnë zgjedhjet e teknikut Inzaghi.
Çështja e stafit mjekësor, përfshirë fizioterapistët, prej vitesh është thembra e Akilit e klubit. Debati që për pak degjeneroi brenda dhomave të zhveshjes pas ndeshjes me Sassuolo, është epilogu i një çështje që zvarritet prej kohësh. Nëse stafi mjekësor ka përgjegjësitë e tij, një “mea culpa” duhet të bëjnë edhe ata që kanë studiuar përgatitjen atletike gjatë periudhës së mbylljes..
Claudio Lotito, ai që kërkonte me ngulm rifillimin e kampionatit, i iluzionuar nga ëndrra titull, sheh tashmë skuadrën përtokë fizikisht, mentalisht, në kufirin e një krize nervash pas tre humbjesh radhazi. Kërkon e pretendon, me të drejtë, shpjegime presidenti i Lazios.
Mes hipotezave është edhe një grumbullim i gjatë: nga Udine, të mërkurën e ardhshme, në sfidën e Torinos me Juventus të hënën 20 korrik pa kaluar nga Roma. Edhe kjo pjesë është çështje debati mes skuadrës e shoqërisë.

KOHA JONË SONDAZH

