FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherr në ndeshjen e basketbollit Tirana-Partizani

Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” ishte duke u zhvilluar deri pak minuta më parë derbi mes Tiranës dhe Partizanit, por ka mjaftuar një moment provokimi për të ndezur përplasje dhe për të sjellë ndërprerjen e sfidës. Lojtari Pylla i Partizanit është ndëshkuar me largim nga loja pas shkaktimit të dy fouleve teknike dhe gjatë largimit të tij nga parketi është ndeshur me ofendime dhe sharja nga tifozëria rivale.

Me një sjellje aspak profesionale, madje rrugaçërore sportisti profesionist i është kundërpërgjigjur grupimit “Tirona Fanatics” me banalitete dhe kërcënime. Kanë qenë efektivët e policisë që e kanë nxjerrë jashtë fushës, por pa arritur të largohet, tifozeria e provokuar nga basketbollisti ka pushtuar parketin dhe është përplasur me efektivët e policisë. Ndeshja është pezulluar dhe ekipet janë larguar nga parketi.

Pritet vendimi i gjyqtarëve nëse loja do të shtyhet për një moment të dytë apo ndeshja do të rrifillojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?