FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherri pas ndeshjes, zbulohet çfarë ndodhi mes Ozil dhe tifozëve

Gjermania e mbylli në mënyrën më të keqe Kupën e Botës, duke eliminuar nga Koreja e Jugut, pas disfatës në ndeshjen e fundit. Gjithsesi një episod tjetër i rëndë ka ndodhur me Mesut Ozil në fundin e ndeshjes në “Kazan Arena”.

Futbollisti i Arsenalit hedh fanellën e tij te një grup tifozësh, por, teksa po hynte në tunel, kthehet prapa dhe fillon të konfliktohet verbalisht me ta. Një nga personat përgjegjës për sigurinë dhe trajneri i portierëve, Andy Kopke, kanë evituar përplasjen, që mund të ishte edhe fizike.

Ozil ndërkohë ka qenë dhe mbetet një nga lojtarët më të kritikuar, edhe pse nuk është ai përgjegjësi i vetëm për gjendjen katastrofike të Gjermanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?