Shfaqet e dashura sekrete e Sala: Do të të dua përgjithmonë
Luiza Ungerer, volejbollistja braziliane ka qenë e dashura sekrete e Emiliano Sala i cili humbi jetën tragjikisht duke u rrëzuar nga avioni që po udhëtonte nga Nantes drejt Kardifit.
Një status i sajnë rrjetet sociale ka bërë të ditur gjithçka.
Ajo shkruan: Faleminderit që je kështu si je. Do të dua përgjithmonë” .
Së bashku me statusin, ajo ka publikuar edhe një foto së bashku me futbollistin, ku shpjegon se ka folur me të vetëm pak orë para aksidentit ajror ku Sala humbi jetën.
Sipas asaj që tregon Ungerer, janë njohur në vitin 2017 kur të dy luanin në qytetin e Nantës.
Që nga ajo kohë mes tyre lindi një miqësi e veçantë që u transformua në një lidhje sekrete.
Luiza tregon:
Emiliano ishte një njeri i thjeshtë me një zemër të pastër që nuk i bënte keq askujt. Më bënte vërtet të lumtur. Bisedova me të në telefon vetëm pak orë para se të nisej me avion. Të luante në Premier Ligë ishte ëndrra e tij dhe ishte shumë i lumtur për transferimin në Kardif”.

KOHA JONË SONDAZH

