FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Më 26 mars, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të përballen në takimin më të rëndësishëm të historisë së futbollit të këtyre dy përfaqësuesve, pasi do të shkonin në finale të “play off”-it të Ligës së Kombeve, fitorja në të cilin do i siguronte një biletë për Kampionatin Europian.

Ndërsa jemi 20 ditë nga kjo përballje, e cila do të zhvillohet në “Tose Poroeski Arena”, një stadium me kapacitet prej 36 mijë spektatorësh, janë shitur të gjitha biletat. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratë përmendet edhe rreziku nga koronavirusi, ku deri tani është një person i prekur në vendin fqinj. “Nëse nuk ka kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual të pranisë së tifozëve nga institucionet përkatëse shtetërore shkaku i koronavirusit, atëherë futbollistët maqedonas do të luajnë ndeshjen kundër Kosovës në stadium të plotë”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të jetë ndeshja me numrin më të lartë të tifozëve në këtë stadium edhe pse më parë Maqedonia ka luajtur edhe ndaj Spanjës, por në stadium ishin të pranishëm 30 mijë spektatorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?