FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shitja e Milan te kinezët, edhe çështje qeveritare

Në vitin 2009, kur Silvio Berlusconi ishte kryeministër i Italisë, pati një takim punë me Xi Jinping, Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Në atë kohë ai mbante rolin e zëvendëspresidentit të Republikës Popullore të Kinës. Kur drejtuesi i lartë kinez e pyeti nëse Milan ishte në merkato, “Kavalieri” iu përgjigj me një batutë. “Ti do ta marrësh vesh i pari”.

Dhe 6 vite më pas presidenti i Milanit kujtohet për atë shtrëngim duarsh dhe nis të shfrytëzojë urat e komunikimit me kryetarin e shtetit kinez, që është një nga njerëzit më të fuqishëm në planet për të mos e humbur këtë rast të pazakontë që i jepet Milanit të tij për të siguruar një mbështetje të fuqishme ekonomike dhe për të nisur një epokë të re të klubit kuqezi.  Për të qenë më të qartë, Milani në njëfarë mënyrë është shndërruar në një cështje shtetërore të niveleve më të larta dhe me kryqëzim interesash.

Berlusconi ka folur për dy oferta kineze: Nga njëra anë qëndron propozimi i tajlandezit Bee Taechaubol, që ka mbështetje të fuqishme të fondeve kineze, dhe nga ana tjetër qëndron vetë qeveria e Kinës, me të cilën po diskutohet një skenar që i tejkalon kufijtë e Milanit. Dy liderët po bisedojnë edhe për kompaninë mediatike Mediasset dhe mundësinë për t’i garantuar Fininvest-it një pjesë të tregut televiziv lindor. Nuk bëhet fjalë vetëm për një mbështetje nga jashtë. Qeveria kineze është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në bisedime me rolin e aktorit protagonist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?