Shitja Milanit, Berluskoni: Mund të mbaj 51% të aksioneve

 

E ardhmja e Milanit është në moment vendimtare.

Pas përfundimit të takimit mes presidentit Silvio Berluskoni dhe manjatit Tajlandez, Teauchebul, numri një I kuqezinjve la të hapur mundësinë për shitjen e 50% të aksioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një pronocim për mediat, Berluskoni theksoi se Mr Bee, është një njeri serioz dhe kërkon që e ardhmja e milanit të jetë në duar të sigurta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dua t’ju jap tifozëve garanci për të ardhmen.

Mr. Bee është një njeri serioz dhe po diskutojmë rreth disa detajeve të kontratës. Mendoj se do të bëhemi miq.

Po punojmë për markën dhe unë besoj se ky është një takim për të ardhmen. Gjithçka është në diskutim, por mundësia që unë të kontrolloj 51 % të aksioneve është reale”, u shpreh Berluskoni

Ndërsa, Manjati Tajlendez deklaroi se falenderoi Berluskonin për mundësinë që po I jep për të marrë aksione tek një nga klubet më të mëdha në botë.

“Dua të falënderoj presidentin për mundësinë që po më jep. Është një nder i madh por për të mbyllur bisedimet do të duhet ende edhe shumë kohë”, përfundoi tajlandezi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?