FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëlqim Muça trajneri i ri i Tiranës, vjen edhe Gërxhalliu, pritet Veliu

Shkëlqim Muça zyrtarizohet trajneri i ri i Tiranës, pas mbylljes së sezonit, pa trofe dhe pa pjesëmarrjen në Europë si deh largimit të trajnerit Gugash Magani. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, e pranoi publikisht se ka arritur marrëveshjen me 55-vjeçarin, i cili prej ditësh përflitej se do të merrte drejtimin e 24-herë kampionëve të Shqipërisë. Edhe Shkëlqim Muça konfirmoi marrëveshjen dhe pritet të rikthehet në shtëpi pas një mungese të gjatë 8-vjeçare. Kjo do të jetë hera e katërt që Muça drejton Tiranën pas eksperiencave në sezonet, 1994-1996, 1999-2000 dhe 2005-2007.

Halili u shpreh se e kishte zgjedhur Muçën për faktin se e njeh mirë ambientin bardheblu, pasi ka punuar edhe si shef klubi, por nëse nuk do të ketë rezultate, atëherë do të jetë i detyruar të bëjë ndryshime. Një tjetër lajm i mirë për tifozët e Tiranës është arritja e marrëveshjes me mbrojtësin Roland Gërxhalliu. Sipas Halilit, mbetet thjesht firmosja e kontratës, pasi për gjithçka tjetër palët kanë rënë dakord.

Tirana po ngulmon për të afruar edhe mbrojtësin vlonjat, Franc Veliu, i cili më shumë mundësi do ta mbyllë aventurën me Flamurtarin. Në garë për Veliun është edhe Partizani, që nga fakti se luan në Europa League, mund të ketë avantazh për të bindur një ndër mbrojtësit në të mirë të kampionatit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?