FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëndija shkarkon trajnerin Ernest Gjoka, mendon për Dajën

Shkëndija e Tetovës ka larguar nga drejtimi i ekipit trajnerin shqiptar Ernest Gjoka. Ekipi tetovar nuk arriti të mbronte titullin kampion nën urdhrat e Gjokës, ndonëse ishte skuadra më e mirë në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë arsye drejtuesit vendosën të mos ia rinovojnë kontratën.

Gjoka largohet kështu nga Shkëndija, ku nënshkroi vjeshtën e kaluar dhe vendin e tij pritet ta zërë një tjetër shqiptar.

Mediat maqedonase, por edhe burime nga klubi bëjnë me dije se një zëvendësues për stolin mund të jetë Ilir Daja, i cili aktualisht trajnon Skënderbeun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?