Shorti i Champions League, këto janë katër super përballjet e çerekfinaleve
Në Nyon është hedhur shorti i Champions League për fazën çerekfinale, teksa Barcelona do të sfidojë Manchester United, ndërkohë që Juventus ka “peshkuar” Ajax-in. Liverpooli do ta ketë të thjeshtë ndaj Liverpoolit, ndëkrohë që do të ketë edhe një duel anglez mes City-it dhe Tottenham. I ftuar special për të marrë goglat ka qenë ish-portieri i Inter, Julio Cesar, kampion në Champions League në vitin 2010 me skuadrën zikaltër.
CEREKFINALE CHAMPIONS LEAGUE






GJYSMEFINALE
Ajax-Juventus VS Totenham-Manchester City
Liverpool-Porto VS Barcelona-Manchester United
Datat dhe oraret e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve- Duke filluar nga 9 prilli, do të ketë një edhe rrugëtimin final të dy tureve, çerekfinaleve dhe finaleve, brenda 30 ditësh.
9/10 prill: ndeshjet e para të cerekfinaleve
16/17 prill: ndeshjet e kthimit te cerekfinaleve
30 prill/1 maj: ndeshjet e para të gjysmëfinaleve
7/8 maj: ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve
Orari i fillimit të ndeshjeve nuk do të ndryshojë, duke mbetur 21:00. Drejtuesit e UEFA-s mund të bëjnë edhe përjashtime. Finalja ndërkohë do të luhet më 1 qershor, në “Ëanda Metropolitano” të Madridit. Siç e evidentuam edhe më lart, UEFA do të hedh një short për të zbuluar çiftin gjysmëfinal nga i cili do të dalë skuadra “shtëpiake”.
KOHA JONË SONDAZH

