FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shorti i Europa League, “buzëqesh” vetëm Kukësi

Teksa Skënderbeu pati fat në shortin e Nyonit për në Champions League, kjo gjë nuk mund të thuhet për Partizanin, Laçin dhe Kukësin në Europa League. Goglat e Nyonit ishin të pamëshirshme me Partizanin që do të përballet me norvegjezët e Stromsgodset të cilët sezonin e kaluar avancuan deri në raundin e dytë eliminator të Champions League por edhe në Norvegji vitin e kaluar luftonin për titull. Laçi do të ketë përballë Inter Baku, ekipin azerbajxhanas që ka investuar miliona dhe e mbylli në vendin e dytë sezonin këtë vit. Kukësi mund të ndihet paksa me fat pasi do të ketë përballë FC Torpedo Zhodino, bjellorusët që aktualisht janë në vendin e tretë nga fundi në kampionatin vendas. Ndeshjet e para do të luhen më 2 Korrik dhe që të trija ekipet shqiptare do t’i zhvillojnë në shtëpi takimet e para ndërsa pas 7 ditesh ato të kthimit në transfertë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?