“Shpërbëhet” Flamurtari, ja dy futbollistët e radhës që largohen

Vijojnë largimet në masë te skuadra e Flamurtarit për shkak të pagave të prapambetura. Pas Busicit dhe Danilo Alvesit, nga klubi vlonjat janë larguar edhe mbrojtësi Albi Alla e mesfushori Agustin Torrasa. Konfirmimi vjen nga vetë futbollistët në fjalë nëpërmjet postimeve në rrjetin social Instagram.

“Që sot nuk do të jem më pjesë e Flamurtarit. Falënderoj çunat e ekipit për këto 6 muaj të kaluara në mënyrë të shkëlqyeshme së bashku. Një grup shumë i fortë që do e mbaj mend gjatë. Falënderoj drejtuesit e klubit për mirëkuptimin dhe presidentin Sinan Idrizi për mbështetjen e tij në lidhje që karriera ime futbollistike të ecë përpara dhe duke mos më krijuar asnjë lloj pengese. Do t’ju jem gjithnjë mirënjohës, qytetit të Vlorës dhe “Flotës”, shkruan mbrojtësi i njohur.

Torasa ka falënderuar grupin e lojtarëve me një postim të shkurtër për aventurën e tij te Flamurtari. Dy futbollistët pritet që karrierën e tyre ta vazhdojnë në kampionatin kinez ku kanë pasur ofertë nga një skuadër e kategorisë së dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

View this post on Instagram

 

Faleminderit çuna ! ??

A post shared by Agustin Torassa (@agutorassa) on Feb 17, 2019 at 3:05pm PST

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?