FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthejnë tek Arsenali: Skandaloze që finalja të luhet në Baku

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno, e ka quajtur skandal finalen e sivjetshme të Ligës së Europës që do të zhvillohet në Baku ndaj Chelseat, duke iu referuar raporteve të tensionuara mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Henrikh Mkhitaryan nuk do udhëtojë me skuadrën për shkaqe sigurie, e që i lë “Topçinjtë” pa një nga lojtarët i cili ishte i rregullt në formacionin e Unai Emery.

UEFA nuk ishte e gatshme të garantonte sigurinë e mesfushorit armen dhe vendimi final ishte që ai mos të udhëtonte fare në kryeqytetin azerbajxhanas.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është skandaloze që ai nuk mund të luajë për ne në Baku. Ai ka punuar fortë gjatë gjithë sezonit dhe në një ndeshje si kjo të mos luajë për arsye politike. Më vjen shumë keq për të (Mkhitaryan)”, deklaroi portieri gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?