FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthen Hoeness: Agjenti i këtij lojtarit është një piranja, i pangopur!

Bayern Munich ende nuk ka mundur që të bind David Alaba-n për të rinovuar kontratën. Së fundmi në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i nderit i klubit bavarez Uli Hoeness, i cili ka fajësuar agjentin e lojtarin Pini Zahavi.

“Menaxheri i tij është një piranja i pangopur. Është vetëm një çështje parash. Luan për klubin më të mirë në botë, kur mund të shkojë tjetër? Ne duam ta mbajmë David, por nuk kemi arritur akoma një marrëveshje për shkak të Zahavi-t. Gjithsesi, vetë David duhet të marrë një vendim”, ka shpërthyer Hoeness.

Kontrata aktuale e Alaba-s është vlefshme deri më 30 qershor të 2021-shit, por një shitje e tij në këtë moment është shumë e mundshme nëse nuk vjen rinovimi i kontratës. Për lojtarin interesohen Manchester City, Chelsea, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?