FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova bëhen bashkë, Duka: Do rindërtojmë 3 shtëpi të rënuara

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe ai i Maqedonisë, Muamed Sejdini, ishin sot të pranishëm në Durrës, teksa së bashku me Armand Dukën, iu gjendën pranë qytetarëve, në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria, pas tërmetit tragjik, që mori më shumë se 20 jetë njerëzish.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, kreu i FSHF-së, Armand Duka, bëri me dije se së bashku me homologët Sejdini dhe Ademi, do marrin përsipër rindërtimin e 3 shtëpive të rrënuara.

Statusi i plotë i Dukës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në Durrës prita & takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti. Duke u nisur nga dëshira dhe nga gadishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?