Shqipëria pret “Gjelat” në Elbasan, më ëndrrën e kualifikimit “Francë 2016”

Trajneri Gianni de Biasi e ka përpiluar thuajse formacionin e kombëtares Shqiptare për miqësoren e luksit me Francën, ndeshja e 13 qershorit, në Elbasan Arena, ora 18:00. De Biasi nga ajo që u pa në testin e së mërkurës ndaj Akademisë së Futbollit U-19, la të kuptohet disa nga zgjedhjet e tij. Mungesa e mesfushorit Ledian Memushaj, në seancat stërvitore të javës, çka mbetet dhe e vetmja dilemë për formacionin. Në portë nuk ka dyshime pasi titullari i padiskutueshëm është Etrit Berisha. Në krahasim me sfidën e 29 marsit ndaj Armenisë mbrojtja ndryshon teksa konfirmohen Elseid Hysaj në të djathtë dhe Lorik Cana në qendër. Risitë janë Arlind Ajeti që i bashkohet kapitenit në qendër duke zëvendësuar të dëmtuarin Mërgim Mavraj dhe Naser Aliji si mbrojtës i majtë, që zëvendëson Ansi Agollin. Edhe mesfusha ka pësuar ndryshime duke parë mungesat e shumta në këtë repart. Kështu në qendër të saj pritet të jetë Migjen Basha, që nuk luan me kombëtaren që nga 10 Shtatori i vitit 2013 në përballjen eliminatore për Kupën e Botës Brazil 2014 ndaj Islandës. Përkrahë tij pritet të aktivizohen Andi Lila në të djathtë dhe Ergys Kaçe në të majtë. Mesfushori i Paok, për momentin duket në avantazh ndaj Ledian Memushaj. Ndërkohë në krahët e mesfushës dhe pranë sulmuesit të vetëm Sokol Cikalleshi pritet të jenë Odise Roshi dhe Ermir Lenjani.

Shqipëri-Francë, histori përballjesh

Sot në “Elbasan Arena” Shqipëria dhe Franca do të luajnë ndeshjen e pestë mes tyre në historinë e përballjeve ndërkombëtare. Bilanci flet dukshëm në favor të Francës, 1 herë kampione bote dhe dy herë Kampione e Europës. Shqipëria më 14 nëntor zhvilloi padyshim një prej takimeve më të mira të saj në gjithë historinë e kombëtares dhe barazimi 1-1 i marrë në shtëpinë e gjelave ishte konfirmimi i një skuadre gjithmonë në rritje. Ndeshja e parë mes dy kombëtareve u zhvillua më 17 nëntor 1990 në “Qemal Stafa”, me kuqezinjtë që humbën me rezultatin 1-0 pas një goli të Bolis, ndërkohë që me një kombëtare pothuajse të shpërbërë në mars të vitit 1991 kuqezinjtë në “Parc de Prince” janë mundur me rezultatin e thellë 5-0. Soze dhe Papin realizonin nga dy herë për ekipin që drejtohej nga Michel Platini, ndërsa goli i pestë ishte në fakt një autogol i Zmijanit. Dy përfaqësueset janë përballur sërish në eliminatore këtë herë për Euro 2012. Në “Qemal Stafa” fituan francezët 1-2 me gola të Benzema dhe M’vila, ndërsa Erjon Bogdani shënonte për Shqipërinë. Ndeshja e kthimit në “Stade de France” ishte sërish një humbje e thellë me rezultatin 3-0, pas finalizimeve të Malouda, Remy dhe Reveiller. Në total golavarazhi anon nga francezët 12-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi I, ndeshjet e sotme

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuqezinjtë e Gianni de Biasi, në miqësoren e sotme, kërkojnë një rezultat sa më pozitiv për të forcuar pozitat para ndeshjeve mbetura zyrtare në grupin kualifikues të Europianit. Por skuadrat e tjera të Grupit tonë, si Portugalia dhe Danimarka, në rast fitoreje mund të shkëputen në krye. Portugalia ka 9 pikë dhe përballet me Armeninë, në transfertë, ndërsa Danimarka që ka 7 pikë, aq sa edhe Shqipëria pret Serbinë. Armenia dhe Serbia kanë nga një pikë dhe nëse nuk fitojnë ndeshjet e sotme, mund të shuajnë përfundimisht shanset për ndonjë kualifikim të mundshëm.    

 

Shqipëria, formacioni anti-Francë

Në portë: Berisha

Në mbrojtje: Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji

Në mesfushë: Lila, Basha, Kaçe

Të avancuar: Roshi, Lenjani

Në sulm: Cikalleshi

 

 

EURO 2016 – Ndeshjet Kualifikuese – 13 qershor  

Grupi D

18:00 Irlandë – Skoci

18:00 Poloni – Gjeorgji

20:45 Gjibraltar – Gjermani

Grupi F

18:00 Finlandë – Hungari

20:45 I. Faroe – Greqi

20:45 Irlandë V. – Rumani

Grupi I

18:00 Armeni –  Portugali

20:45 Danimarkë –Serbi

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?