FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria U-19 fiton testin miqësor ndaj Kazakistanit, vendos Kumbulla (VIDEO)

Kombëtarja U-19, e drejtuar nga trajneri Erion Bogdani ka fituar minimalisht miqësoren e zhvilluar në “Roza Haxhiu” të Lushnjës ndaj Kazakistanit. Kuqezinjtë ishin superiore gjatë gjithë 90 minutave, por gjetën vetëm njëherë rrugën e rrjetës.

Në minutën e 40-të, Kumbulla e dërgoi topin pas një goditje nga këndi, e devijoi topin në rrjetë. 19-vjeçarët kazakë arritën ta dërgonin topin përtej vijës fatale në kohën shtesë, por anësoi sinjalizoi me të drejtë për pozicion jashtë loje.

Të dy trajnerët kanë kryer mjaft zëvendësime me kalimin e minutave, por ritmi ka qenë nën kontrollin e Shqipërisë, që do të luajë pas tri ditësh, më 27 mars, në të njëjtin stadium, një tjetër sfidë të tillë testuese me kazakët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?