Shqiptarët fërshëllyen himnin e Francës, gazetari: Ju kërkojmë falje
Një nga momentet më të komentuara në mediat franceze për ndeshjen Shqipëri-Francë, ishte momenti kur shqiptarët fërshëllyen në momentin që u luajt himni i Francës. Gazetari Antoine Grognet i ”Radio France Internacional”, ka përshkruar vizitën i tij në Tiranë dhe emocionet e marra nga stadiumi.
”Është një stadium i ri kuq e zi, me të vërtet fantastik dhe ishte kënaqësi të uleshe për të ndjekur ndeshjen. Stadiume të tilla e rrisin nivelin e futbollit në Shqipëri. Nuk kisha qenë më parë këtu dhe përfitova nga koha e lirë të shëtisja nëpër Tirane ndaj mendoj realisht që është një qytet shumë i bukur dhe jam i sigurt që do kthehem përsëri”.
Gazetari më tej ka shpjeguar se shqiptarët nuk fërshëllyen kundër himnit, por kundër presidentit Macron. ”Në fillim mendova se himni u fishkëllye duke qenë se ne në ndeshjen e parë ngatërruam himnin tuaj por këtu dëgjova që ndodhi për shkak se presidenti Francës ishte kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE kështu që ju kërkojmë falje sepse tani e kuptoj”.
KOHA JONË SONDAZH

