Shtetësia e dyfishtë te Zvicra bëhet problem, Sekretari i Përgjithshëm jep dorëheqjen

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ai i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të Federatës së Zvicrës, Peter Gilileron. Mischer u kritikuar për shkak të debatit për nënshtetësinë e dyfishtë të lojtarëve të kombëtares zvicerane dhe çështjen e festës me shqiponjë nga Xhaka dhe Shaqiri në Kupën e Botës.

“Për nëntë vite kam pasur privilegjin të ndihmoj futbollin zviceran, që nga fëmijët e deri tek elita. Javët e fundit ka pasur shumë keqkuptime dhe kam vendosur të largohem”, shkruan ai në dorëheqjen e tij.

Presidenti Gilileron ka pranuar dorëheqjen, teksa në vendin e tij është emëruar Robert Breiter.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?