Shteti që e lufton koronavirusin me vodka, mbi 1 mijë tifozë mbushin stadiumin

Më shumë se 1 mijë tifozë ishin të pranishëm për të mbështetur skuadrën e tyre në Bjellorusi duke sfiduar pandeminë e koronavirusit. Fakti që e gjithë Europa është në karantinë, nuk i ka mjaftuar këtij shteti që të marrë masa ekstreme deri më tani.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që akoma luan ende kampionatin e futbollit, madje nuk ka ndaluar as pjesëmarrjen e tifozëve. Presidenti Alexander Lukashenko i ka rezistuar masave të rrepta, duke u shprehur se pandemia mund të luftohet duke pirë vodka, ose duke drejtuar traktorët.

Më shumë se 1000 tifozë ishin të pranishëm në ndeshjen ndërmjet Dynamo Brest dhe Isloch Minsk, teka në fund fitorja do t’u buzëqeshte vendasve në shifrat 3-1. Bjellorusia aktualisht ka 2,919 raste pozitive të raportuara dhe 29 vdekje nga koronavirusi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

More than 1,000 fans attend match in only European football league still open - in pics

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?