FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtyhet java e 27-të e Superiores, ja kur do të zhvillohet

Java e 27-të e Superiores nuk do të zhvillohet në mesjavë, por është shtyrë për më datë 31 mars dhe 1 prill. Ky është vendimi i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe që u është bërë i ditur të gjitha klubeve të Superiores.

Ndeshjet e javës së 27-të do të zhvillohen ditën e shtunë dhe të diel dhe të gjitha skuadrat kanë më shumë kohë të përgatiten. Vendimi është marrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike, që kanë pushtuar vendin tonë ditët e fundit.

Ndeshjet Vllaznia-Skënderbeu, Flamurtari-Kukësi dhe Teuta-Laçi, luhen ditën e shtunë, kurse Kamza-Partizani dhe Luftëtari-Lushnja ditën e diel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?