FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Simbole fashiste në fushë, rrjeti “masakron” lojtarin e Interit

Sikur të mos mjaftonte eliminimi nga Liga e Kampionëve, Interit i duhet të përballet me të tjera polemika.

Një “lumë” akuzash kanë shpërthyer drejt mbrojtësit të krahut, Cristiano Biraghi, me lojtarin që akuzohet për lidhje me fashistët.

27-vjeçari ishte titullar në humbjen 2-1 të Inter ndaj Barcelonës, ku në një moment, në palestrinat e tij u zbuluan simbole fashiste. Gjithçka mori bujë në rrjetet sociale, ku në palestrinat e Biraghi ishin të gdhendura simboli i flamurit italian, e njëjtë me atë të logos së partisë MSI, lëvizjes së re politike-fashiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi të dukej edhe një ushtar romak me përkrenaren e tij të betejës, teksa shoqërohej me mbishkrimin: “Kini kujdes nga ata që janë pushtuar me simbolizmin romak rreth tij”. Frazë e lidhur drejtëpërdrejtë me fashizmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet të shihet reagimi i klubit zikaltër si dhe kombëtares së Italisë, që mund ta pezullojë nga grumbullimi i Azurrëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?