Simeone flet pas eliminimit të turpshëm: S’më kishte ndodhur as kur humbëm finalet e Championsit!
Atletico Madridit i turpërua në Kupën e Mbretit teksa u eliminua nga Clutural Leonesa, skuadër që militon në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.
Në Spanjë ka nisur të qarkullojë një term i ri, “Culturalazo”, referuar pikërisht poshtërimit që iu bë “Los Colchoneros” nga skuadra e qyteit Leon (2-1). Trajneri argjentinas, Diego Pablo Simeoneështë shprehur shumë i zhgënjyer nga kjo disfatë.
“Kundërshtari ynë tregoi ambicie dhe dëshirë për ta barazuar lojën. Mbaj mend veprimet e Vitolos, Saponjic, Saul … Nuk ishim në gjendje të shënonim dhe përgjegjësia është absolutisht e imja. Jemi jashtë një kompeticioni të bukur, i cili nuk të lejon të bësh asnjë gabim. Urime për kundërshtarin, ndërsa ne duhet ta shohim mirë njëri-tjetrin në fytyrë.
Kam kaluar gjithmonë momente të ndërlikuara në sezonet e tjera. Mua nuk më ka dekurajuar as humbja e dy finaleve të Ligës së Kampionëve. Besoj plotësisht te lojtarët e mi. Një gjë e tillë nuk ishte menduar të ndodhte, por tani është realitet. Unë kam një skuadër të rëndësishme dhe jam i sigurt që rezultatet do të vijnë”, deklaroi Simeone.
KOHA JONË SONDAZH

