Simeone: Messi nuk ka rivalë, është numri 1

Për Diego Simeonen, Lionel Messi është një kundërshtar në fushën e lojës, por trajneri i Atletico Madrid di të jetë realist dhe nuk kursehet në elozhe për bashkëkombasin e tij që në radhët e Barcelonës ka bërë historinë, ndryshe nga angazhimi i tij me kombëtaren bardhkaltër. “El Cholo” shpreh bindjen se askush tjetër në planet nuk luan futboll si numri 10, i cili po kërkon të fitojë trofeun e parë me Argjentinën në Kupën e Amerikës që po zhvillohet në Kili. “Messi është numri 1. Asnjë lojtar tjetër nuk mund t’i afrohet klasit të tij. Për fat të mirë ai është pjesë e Argjentinës dhe mund ta ndihmojë skuadrën të fitojë Kupën e Amerikës dhe më pas edhe Kupën e Botës”. Edhe pse Simeone nuk ia mohon meritat sulmuesit, ai nuk pranon të bëjë një krahasim mes tij dhe Maradonës. “Krahasimet shpesh herë janë të gabuara dhe mund t’i bëjë njeri sipas dëshirës së tij. Nuk është e drejtë të ngresh pak më shumë njërin prej tyre. Maradona dhe Messi janë pjesë e dy epokave të ndryshme dhe kanë pozicione të ndryshme në fushë. Messi është një sulmues më tipik, ndërsa Diego shëtiste në gjithë fushën. Janë që të dy lojtarë të jashtëzakonshëm. Messi ka fituar 4 UEFA Champions League, ndërsa Maradona Kupën e Botës”. “El Cholo” numëron 106 ndeshje me Kombëtaren e Argjentinës me të cilën ka fituar edhe dy Kupa të Amerikës në vitet 1991 dhe 1993, ndërsa Messi duhet të bëjë ende një rrugë të gjatë me fanellën e kombëtares së vendit ku ka lindur.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?