Simeone në gjurmët e Ferguson, zgjat sërish “martesën” me Atleticon

Diego Simeone nuk ka ndërmend që të largohet nga Atletico Madrid. Drejtuesit e Los Colchoneros kanë blinduar trajnerin e tyre me një kontratë të re deri në verën e vitit 2022 duke e zgjatur edhe me 2 sezone marrëveshjen që skadonte në vitin 2020.

Mesa duket e ardhmja e Diego Simeones do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me atë të Los Colchoneros dhe nuk do të ishte çudi që El Cholo të ndjekë gjurmët e Alex Ferguson dhe Arsene Ëenger të cilët qëndruan për shumë se 20 vite në stolin e të njëjtës skuadër.

Diego Simeone është pjesë e Atleticos së Madridi që nga 23 dhjetori i vitit 2011 teksa në këtë periudhë ka arritur të fitojë plot 7 trofe me Los Colchoneros mes tyre edhe 1 La Liga dhe 2 Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?