“Sirena” angleze për Strakoshën, Lazio gjen zëvendësuesin e tij

Nuk kanë fund zërat e merkatos për Thomas Strakoshën. Portieri i kombëtares sonë që nga muaji janar është në qendër të vëmendjes së ekipeve angleze. Gardiani i ditëlindjes 1995, shihet si një nga portierët më të mirë në qarkullim dhe për pasojë ai ka përfunduar edhe në listën e Tottenhamit prej kohësh, por pa harruar edhe skuadra të tjera.

Image result for strakosha lazio

Intersimi i “Spursave” është konkret, teksa sipas tabloidit “The Sun”, ata janë të gatshëm që të ofrojnë 40 milionë euro për të bindur Lazion që ta lërë të lirë. Një shifër e tillë duket e mjaftueshme për Taren dhe Lottiton, që kishin vendosur këtë kufi për të filluar negociatat për të ardhmen e tij. Strakosha mund t’i thotë po një aventure në Premier League, për më tepër që do të bëhet pjesë e klubit që ka stadiumin dhe fushat stërvitore më moderne në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ishte një hap gjigant në karrierën e tij. Lazio ndërkohë duket se ka filluar ta mendojë të ardhmen edhe pa të. Bardhekaltrit janë të interesuar për portierin e Fiorentinës, Lafont, i cili mund të blihet për një shifër shumë më të ulët, 10 milionë euro. Mosha e tij e re, vetëm 20 vjeç, ka bindur Lazion që të besojë te ai, pasi kërkon të përsërisë besimin që i dha Strakoshës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?