Skandal në Kosovë, edhe Prishtina mund të përjashtohet pa luajtur në Europë
Drita u eliminua nga Champions League, pasi një futbollist i tyre ishte i prekur nga virusi në ditën e ndeshjes, por më e vështirë duket situata për Prishtinën.
Testet e fundit të Prishtinës kanë konfirmuar se janë 8 futbollistë të prekur nga COVID-19 informon Supersport. Një skandal i vërtetë, pasi ka mundësi që ndeshja ndaj Lincolnit të mos zhvillohet.
Prishtina po pret me ankth vendimin e UEFA-s për këtë rast, por duke marrë në konsideratë atë që ndodhi me Dritën e Gjilanit, që humbi 3-0 takimin Linfield në paraeliminatorët e Championsit, frika është e madhe se aventura në Europë e skuadrës së drejtuar nga Armend Dallku do të mbyllet ende pa nisur.
KOHA JONË SONDAZH

