Skandal në Shkodër, kërcënohet trajneri dhe drejtuesit e Vllaznisë

Vllaznia vijon të ketë probleme të shumta jashtë fushave. Seanca e së mërkurës stërvitore është anuluar për shkak të presioneve të forta që ka përjetuar stafi teknik dhe administrativ. Të martën bëhet me dije se trajneri Agim Canaj është përballur me kërcënime dhe situata aspak të këndshme, prandaj dhe seanca stërvitore nuk është zhvilluar.

Presioni nuk është ndalur vetëm te stafi teknik, por dhe te drejtuesit. Administratori Suad Lici ka marrë kërcënime në lidhje me ecurinë e ekipit, por dhe për futbollistë të caktuar që duhet të luajnë me patjetër.

Zyrtari kuqeblu ka vënë në dijeni Kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe kjo e fundit ka vendosur që skuadra të mos dalë në stërvitje. Situata mbetet kritike dhe nuk dihet se si do të jetë vazhdimësia në Shkodër. Kjo nuk është hera e parë që te Vllaznia kërcënohen drejtuesit apo jepen urdhra për të aktivizimin futbollistë të rinj, ndërkohë që në vitin e kaluar u sulmua fizikisht edhe ish-trajneri Ernest Gjoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?