Skandal , trajneri i Besës Sinella rreh kapitenin Perja sepse humbi 11-metërshin

Rrahja e kapitenit të Besës, Perja nga trajneri i tij ka ndodhur në minutën e 75’, për shkak se ai humbi 11- metërshin .portieri lezhjan i Adës Elson Demi e priti 11-mëtërshin e gjuajtur prej tij dhe ndeshja përfundoi pa gola. Trajneri Sinella kishte caktuar një futbollist tjetër për ta ekzekutuar penalltinë, ndërsa kapiteni i kavajasve duket se nuk e ka pyetur dhe e ka gjuajtur vetë atë, duke e humbur. Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Besës, Bledar Sinella, u shpreh i irrituar me lojtarin, por incidenti u mësua më vonë: “Ky barazim është humbje për ne. Patën 12 raste të pastra shënimi. Nuk flasin për raste kot, por vetëm me portier dhe futbollistët e mi nuk ditën t’i shfrytëzojnë. Jam i mërzitur pas këtij barazimi sepse këtë ndeshje jo vetëm duhej ta fitonim, por duhej të regjistronim edhe një rezultat të thellë. E dominuam ndeshjen, por për çudi lojtarët nuk dinin të bënin gol. Perja që gjuajti penalltinë nuk ishte i autorizuar, por e bëri në kokën e tij dhe kjo nuk është gjë e mirë, sepse duhet të bëhet çfarë them unë dhe jo çfarë duan lojtarët. Sa i përket mbijetesës, jam i sigurt se do ta arrijmë”. Në barazim 0-0 ka përfunduar ndeshja e fundit mes Adës së Velipojës dhe Besës së Kavajës, takim që u zhvillua pasditen e së mërkurës në  kuadër të javës së 17-të të Kategorisë së Parë. Ada vazhdon të mos ketë në dispozicion fushën e saj në Velipojës, dhe falë një bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës, i është vënë në dispozicion stadiumin “Loro Boriçi” ku edhe u zhvillua ndeshja ndaj Besës. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?