FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu, dënohet me një ndeshje pa tifozë në fushën e tij

Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar me një ndeshje pa tifozë klubin e Skënderbeut, pas sjelljes së tifozëve në sfidën e mesjavës përballë Tiranës, të cilën korçaret e fituan 1-0, me gol të Bledi Shkëmbit. Vendimi i Komisionit të Disiplinës vjen pasi në këtë takim, në më shumë se një rast tifozët vendas hodhën sende në fushën e lojës, aq sa rreth minutës së 50-të u godit dhe futbollisti i bardhebluve Dorian Kërciku, me një kanaçe birre.  Për këtë arsye, klubi i Skënderbeut që do të jetë i detyruar që ndeshjen e ardhshme në shtëpi ta luajë pa praninë e fansave. Ndeshja e radhës në fushën e tij, për ekipin korçar është ajo që do të luhet më 14 mars ndaj Vllaznisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?