FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu dhe Partizani, dy testet që zbulojnë forcën e Tiranës

Viti 2019 ka nisur pozitivisht për skuadrën e Tiranës që ka marrë dy fitore dhe dy barazime në kampionat, duke dalë nga zona e ftohtë. Trajneri Mema nuk ka shprehur ambiciet për një vend në Europë, por formë aktuale e skuadrës të bind që të besosh në një objektiv të tillë, i cili mund të arrihet në kampionat, ose nëpërmjet Kupës së Shqipërisë.

Tirana vjen në rritje në krahasim me gjysmën e parë të sezonit, por për të provuar se mund t’ju dhurojë tifozëve diçka më tepër se qetësia e mbijetesës, do të shërbejnë mbi të gjitha dy takimet e radhës. Një përballje në Korçë me Skënderbeun dhe pastaj, derbi i shumëpritur me Partizanin.

Në Korçë padyshim që nuk gjen Skënderbeun e viteve të shkuara, megjithatë stadiumi atje mbetet një tabu për Tiranën, që nuk fiton transfertën me Skënderbeun prej plot 5 vitesh, një ndeshje që shërben për pikët, por mbi të gjitha për vetëbesimin dhe frymën që do të çojë bardheblutë në derbin me Partizanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo do të jetë padyshim ndeshja e sezonit, një datë e fiksuar prej kohësh në kalendarin kryeqytetas. Për Tiranën këto ndeshje do të jenë një test i mirë për të demonstruar se mund të zënë një vend në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?