FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu, fanella e titullit kampion me dizanjo të re

Skënderbeu pret Flamurtarin këtë javë në Korçë dhe fitorja i siguron matematikisht titullin e pestë radhazi kampion, që do të jetë rekord për klubin korçar, duke filluar nga numri i trofeve radhazi. Për këtë arsye tifozët dhe skuadra kanë nisur përgatitjet për festën duke menduar me imtësi çdo detaj, përfshirë dhe fanellën që do të veshin lojtarët korçarë në përfundim të sfidës me Flamurtarin, në rast fitoreje. Klubi, kishte organizuar një konkurs për dizenjon e fanellës që do të mbahej e veshur nga tifozët, dhe fituese ka rezultuar dizenjo e Argel Gjokës, e cila në pjesën e përparme të saj do të ketë të stampuar “pesëshen” që simbolizon pesë titujt e fituar, stemën e Skënderbeut në gjoks në krahun e zemrës dhe hashtagun “Të Duam Skënderbe!”

Ndërkohë në pjesën e pasme të fanellës do të jenë të shkruar nga poshtë lartë, të pesë vitet e titujve të fituar radhazi dhe mbishkrimi “Champions”, kampionë. Në garë për fanellën fituese morën pjesë tifozë të shumtë. Kjo nuk është hera e parë që klubi korçar realizon një përzgjedhje të tillë, pasi dhe në vitet e fundit kanë qenë tifozët ata që kanë dizenjuar fanellat e veshura nga skuadra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?