FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu me fat, fiton me një gol në fund ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Pas Partizanit, Skënderbeu ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Flamurtarit. Skuadra vlonjate i është falur një goli në fundin e takimit për të marrë 3 pikë, që mund të rezultojnë vendimtare në fund të sezonit.

Ndeshja do të vendosej  nga një episod në minutën e fundit të ndeshjes nga një gol i Dejvi Bregut. Pas një shpërthimi të Gripshit nga e majta, topi shkon te Krasniqi, i cili gjuan nga brenda zonës, por prek sërish traversën. Bregu e ka shumë të thjeshtë brenda zonës për ta dërguar topin në rrjetë.

Ky sukses e ngjit Skënderbeun në vendin e 7-të me 27 pikë, vetëm një më shumë se Vllaznia që ka një takim për të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?