Skënderbeu, premio 1 milion euro për grupet e Ligës së Kampionëve

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj nuk po përmbahet dot nga emocionet, që skuadra e tij Skënderbeu, ka kaluar në fazën e ‘Play-off’, në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës ka siguruar grupet e Ligës së Evropës, edhe nëse eliminohet më tej nga Champions,  ndërsa tani po ndjek ëndrrën e madhe për t'u futur në grupe të Ligës së Kampionëve.

Ai ka premtuar një milion euro premio, në rast se Skënderbeu arrin në grupet e Ligës së Kampionëve, premio që asnjëherë më parë nuk është dhënë nga klubet shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Premiot gjithmonë dyfishohen dhe po e deklaroj se nëse kalojmë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, premio do të jetë një milion euro. Kjo është rruga e futbollit, pra se si fitohen paratë dhe si pasurohen futbollistët. Në rast se arrihen objektivat lojtarët meritojnë gjithçka dhe mund të marrin edhe më shumë”, – ka qenë deklarata e presidentit, i cili komenton edhe të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Skënderbeu futet në një epokë tjetër dhe futbolli shihet si biznes i madh dhe nëse çdo vit do të bësh merkato dhe një klub shumë të madh, atëherë do jesh prezent edhe në Kupat e Europës. Por, kjo është arritje e futbollit Shqiptar, pasi edhe Kombëtarja ka bërë arritje të mira dhe shpresoj që pas nesh në Francë të shkojmë Kombëtarja”, ka thënë Takaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?