Skënderbeu shokon Kukësin e Shehit, Vllaznia fundos Partizanin (VIDEO)

Kukësi vijon ecurinë negative, duke pësuar një tjetër humbje në kampinat. Verilindorët u mposhtën me rezultatin 2-1 në Korçë nga Skënderbeu, në një sfidë ku gjithçka u zhvillua që në pjesën e parë. Dejvi Bregu dhe Bruno Dita shënuan fillimisht për vendasit, ndërsa më pas ishte Valon Et’hemi që rihapi takimin.

Megjithatë deri në vërshëllimën finale Kukësi nuk arriti të gjejë të paktën një gol, për të shmangur humbjen, ndërsa te verilindorët fitorja mungon prej 8 shkurtit, kur mposhtnin Laçin me shifrat 3-1 dhe më pas në 5 takimet e radhës numërojnë 3 barazime e dy humbje.

Zhytet në krizë edhe Partizani, që sot pësoi humbjen e radhës në “Loro Boriçi” me rezultatin minimal 1-0 përballë Vllaznisë vendase, që për të dytën ndeshje radhazi dhuron paraqitje të mira dhe ruan kuadratin të paprekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një penallti e akorduar për shkodranët në pjesën e parë dhe e ekzekutuar me saktësi nga kapiteni Gilman Lika, vendosi edhe fatin e takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur kanë mbetur edhe 10 javë nga fundi i kampionatit, Tirana është shkëputur në vendin e parë me 53 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 44 pikë dhe Laçi e Skënderbeu me 41 pikë, ndërsa Vllaznia është ngjitur në kuotën e 35 pikëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?